Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Arrestohet afër shtëpisë së presidentit Thaçi një i dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe provokime

Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00 nën dyshimin se ka shfaqur shenja të urrejtjes dhe për provokime.

Rasti ka ndodhur në rr. “Stefan Nemanja”, në Qagllavicë.

Sipas Policisë, i arrestuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari  është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com merr vesh se i dyshuari është arrestuar afër shtëpisë së re të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi është duke jetuar në një shtëpi luksoze në periferi të Prishtinës.

Këtë shtëpi ai e ka vlerësuar 350 mijë euro, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.