Ilustrim.

Arrestohet 83-vjeçari në Gjakovë, i konfiskohet një kallashnikov

Një 83-vjeçar nga Dobroshi i Gjakovës është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. 

Sipas policisë, gjatë kontrollit të kryer sot pasdite tek i dyshuari S. Q.,  është gjetur një kallashnikov dhe disa bomba dore. 

“Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore” – thuhet në njoftim. 

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Foto: Policia e Kosovës/Facebook