Foto: Ilustrim

Arrestohet 61 vjeçari pasi tentoi ta vrasë gruan me thikë

Një 61 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë pasi ka kërcënuar gruan e tij me thikë.

Sipas njoftimit, i dyshuari F.B., ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kërcënuar me thikë për ta vrarë.

I dyshuari është arrestuar pas reagimit të shpejtë të policisë, duke parandaluar ngjarjen.

Gruaja e të dyshuarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata pasi që i dyshuari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Materalet rreth rastit i janë dërguar Prokurorisë në Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Veprimet në kundërshtim me vendimin e gjykatës”