Arrestohet 50-vjeçari, dyshohet për sulm seksual ndaj 25-vjeçares

Policia e Kosovës ka arrestuar një 50-vjeçar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua 25 vite më të re.

Policia ka thënë se lidhur me rastin kanë pranuar informatë dje rreth orës 13:50.

Lidhur me rastin Policia ka thënë se fillimisht kanë identifikuar personin e dyshuar A.H dhe vendin e ndodhjes së tij dhe më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë.

“A.H., dyshohet se më 14 prill 2022, në orën 09:00, në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën e moshës 25-vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht”, ka thënë policia.

Tutje është njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Prokurorisë në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.