Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet 37 vjeçari për dhunë në familje, i sekuestrohen armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë në familje në Podujevë.

I dyshuari N.S., 37 vjeçar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar se tek i njëjti kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe një pistoletë, tre karikatorë, 35 fishekë, një shufër metalike etj.

Sipas Policisë është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.