
Foto: Policia e Shtetit
Arrestohet 36-vjeçari në portin e Durrësit, iu gjetën në çantë mbi 223 mijë euro të padeklaruara
10.3.2025 - 20:28
Policia e Shtetit ka arrestuar një person në portin e Durrësit nën dyshimet se tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria 223 mijë e 200 euro pa i deklaruar në pikë kalimin kufitar.
Policia ka njoftuar se shtetasi shqiptar M.D., 36-vjeçar, është banues në Itali.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti””- thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.