Foto: Ilustrim

Arrestohet 25 vjeçari që vodhi një kosë

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të klasifikuar ‘vjedhje’.

Arrestimi i të dyshuarit L. A., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti me datën 24 maj 2021, ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur, dhe pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, e që pas intervistimit, të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, thotë Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.