Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet 25-vjeçari për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, rezulton se ishte i kërkuar nga Gjykata

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur që të arrestojnë sot në mesditë një 25-vjeçar nga Prishtina nën dyshimin për kanosje përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

I dyshuari është arrestuar sot rreth orës 11:00 dhe i pas verifikimit ai ka rezultuar se kërkohej me urdhëresë të gjykatës për një dënim me 3 vite burg.

Policia ka thënë se kjo urdhëresë do të realizohet në koordinim me prokurorin dhe institucionet e tjera kompetente.

Policët e stacionit Qendra në Prishtinë menjëherë pas raportimit kanë filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje përderisa tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.

Për këtë rast, 25-vjeçari dyshohet për kryerje të veprave – kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës