Arrestohet 25 vjeçari në Ksamil, dyshohet se me qëllim i vuri flakën një toke

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar për arrestimin e një 25 vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme në Ksamil.

Sipas Policisë, i dyshuari ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Policia në komunikatën e tyre thonë se ky person ka kryer krim mjedisor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga prokuroria.