Arrestohet 24-vjeçari, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Shtime
Një person është arrestuar më 15.09.2024 nga Policia pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Carralevë të Shtimes.
Sipas Policisë, te i dyshuari është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: D.B ( M/K) i moshës 24 vjeçar, tek i cili është gjetur arma me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”- thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Ndërsa tutje thuhet se si provë materiale është sekuestruar arma (pistoletë).
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.