Arma e dorëzuar në Gjakovë. Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Arrestohet 23-vjeçari për armë pa leje

Një 23-vjeçar nga fshati Babaj Bokës në Gjakovë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, zyrtarët policor përmes rrugëve operative kishte pranuar informacion se i dyshuar A. I., posedonte armë pa leje.

Në njoftimin e Policisë është thënë se pas një aktiviteti operativ dhe hetimor të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, është arritur që i dyshuari të arrestohet.

Arrestimi i tij është thënë se është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari në vazhdën e procedurave të Policisë është intervistuar dhe më pas ka dorëzuar një pushkë “20-she” me karikator dhe 15 copë fishekë.

Edhe pushka e edhe karikatori me 15 fishekët, sipas Policisë, i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Policia ka treguar se i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Arma e dorëzuar në Gjakovë. Foto: Policia e Kosovës/Facebook