Foto: Ilustrim

Arrestohet 23 vjeçari në Mitrovicë për disa raste të vjedhjeve

Policia në Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve.

Në njoftim thuhet se i dyshuarit  A. V., është arrestuar pas identifikimit se është përfshirë në tri raste të vjedhjeve të rënda.

“Arrestimi i të dyshuarit A. V., 23 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar në muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se vjedhjet i dyshuari i kishte kryer në tri lokacione të ndryshme, përfshirë objekte private, çerdhe fëmijësh dhe në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin kompjuterë, targa të regjistrimit si dhe pajisje tjera.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.