Arrestohet 21-vjeçari në Pejë, i sekuestrohen tri armë zjarri

Policia në Pejë ka arrestuar një person për mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve.

Të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 108 fishekë me kalibër të ndryshëm dhe tre karikatorë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 14:00, hetuesit e Stacionit Policor Pejё, nё bashkёpunim  dhe me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit kanё kryer kontroll/bastisje nё fshatin Loxhё.

I dyshuari, B.Sh. i lindur më 2002 me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt, ka njoftuar Policia.