Arrestohet 21 vjeçari në Baks të Skenderajt, kapet me drogë

Policia ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të narkotikëve.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur Njësia Speciale Operative (NJSO) në kuadër të planit operativ “shtimi i masave të sigurisë’ po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Baks, në Skenderaj. Pas ndalimit të një automjeti, si rezultat i një kontrolli të detajuar, tek vozitësi është gjetur dhe është konfiskuar një mjet për përpunimin e hashashit dhe një sasi e substancës narkotike”, njofton policia.

Tutje policia ka bërë të ditur se i dyshuari i arrestuar Sh.Sh., 21 vjeçar, pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.