Arrestohet 20 vjeçari në Ferizaj, dyshohet se kanosi motrën e tij me thikë

Një person i moshës 20 vjeçare është arrestuar mbrëmë në Zaskok të Ferizajt për dhunë në familje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin me Q.M. (M/K i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij.

“I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.