Arrestohet 18-vjeçari në Obiliq, dyshohet për vjedhje të disa pajisjeve pune

Një vjedhje e rëndë në Obiliq është raportuar në Policinë e Kosovës në fillim të muajit dhjetor.

Sipas Policisë, dy personat dyshohen se kanë vjedhur disa pajisje pune, përderisa njëri nga ta tashmë është arrestuar nga forcat e rendit.

Në njoftim është bërë e ditur se i dyshuari D.G., është i moshës 18-vjeçare.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit,  pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura”- njofton Policia.

Më tej, Policia thotë se 18 vjeçari është dërguar në mbajtje, teksa njësitet policore janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve.