Ilustrim

Arrestohen vëlla e motër gjatë tentimit për të vjedhur

Dy persona janë arrestuar gjatë tentimit për të vjedhur në një magazinë ushqimore në Elbasan.

Policia e Shtetit njofton se Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe, vëlla e motër, banues në Elbasan, janë kapur në flagrancë pas raportimit të rastit nga qytetarët.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit, njofton Policia e Shtetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale – vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale -shkatërrim i pronës dhe mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik për shtetasen S.H.