Arrestohen tri gra që erdhën nga Shqipëria në Kosovë, futen në karantinë

Tri gra janë arrestuar duke kaluar ilegalisht kufirin.

Policia njofton se ato kanë kaluar nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave.

Të dyshuarave iu është bërë kontrolli mjekësor dhe të njëjtat janë dërguar në karantinë.

Me rekomandim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.