FOTO: Ilustrim

Arrestohen tre vëllezër në Prapaqan të Deçanit pas mosmarrëveshjes për pronë

Tre persona të dyshuar, vëllezër mes vete, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Prapaqan të Deçanit pas një mosmarrëveshje që kishin.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, të dyshuarit kishin kanosur njëri tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Gjatë kontrollit që policia ka bërë në shtëpitë e dy prej tre të dyshuarve ka gjetur një kallashnikovë me 16 fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.