Ilustrim

Arrestohen tre të dyshuar pasi kanosën një grua në Fushë Kosovë

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë pasi kanë kanosur një grua.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit dje rreth orës 05:00, në rrugën “Hysen Xhakolli”, në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur verbalisht një grua.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuari ka ekspozuar edhe pistoletën e cila është konfiskuar si dëshmi materiale.

Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.