Arrestohen tre të dyshuar, kapen me drogë – FOTO

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve, dhe ka arritur të konfiskojë 850.56 gramë substancë e dyshuar marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla.

Kjo është bërë e mundur, pasi që Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve –Njësia Rajonale në Prizren ka marrë një informatë nga tereni se dy tre të dyshuar me incialet O. Sh., (1997), F. B., (1988), H. Sh., (1995), dyshohet se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Pas marrjes së infromatës njesitë policore kanë ndal në teren dhe kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarit.

Lidhur me rastin është konsoltuar edhe Prokurori i Shtetit i cili ka marrë vendim për bastisje.

‘’Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartëcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të   substancave narkotike të llojit marihuanë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me  aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e  pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge sipas nenit 267 të KPK-së.

Ndaj dy të dyshuarve është caktuar  masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren  i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, thuhet në njoftimin e Policisë.