Foto: Ilustrim

Arrestohen tre shtetas Maroken në Lipjan

Tre shtetas Maroken janë arrestuar në mëngjesin e djeshëm në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ata dyshohen se janë përleshur në mes vete.

Të dyshuarit thuhet se për shkak të përleshjes kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.