Ilustrim

Arrestohen tre persona të dyshuar për ryshfet

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale marrje e ryshfetit”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot me datë 09.07.2021 si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar”, thuhet në komunikatën për media nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit personat e dyshuar janë ndalur për 48 orë.