Arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion

Pas një pune hetimore janë arrestuar tre persona, dy djem dhe një vajzë pasi që dyshohet se të njëjtit në bashkëkryerje apo bashkëveprim kanë kryer veprën penale “ Mundësi apo Detyrim në Prostitucion”.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00.

Të dyshuarit janë intervistuar.

Pas intervistës me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajte.

Rasti ka shkuar në procedurë hetimore.