Foto: KALLXO.com

Arrestohen tre persona, sulmohet mjeku kujdestar në Vushtrri

Tre persona janë arrestuar nga policia në Skenderaj dhe Vushtrri , në dy raste të ndara për kanosje.

Policia ka njoftuar se rasti i parë është raportuar rreth orës 22:37, në Skenderaj, ku viktima ka raportuar se ka pranuar mesazhe kërcënuese kundër jetës dhe trupit nga ish burri i saj.

Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin Sh. M., 41 vjeçar për kanosje.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar rreth orës 22:40, nga emergjenca në Vushtrri, ku është raportuar se është kanosur mjeku kujdestar.

Në lidhje me këtë rast njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion policor M. G., 60 vjeçar dhe P. G., 29 vjeçar.

Si prova materiale në lidhje me sulmin është konfiskuar një thikë, e cila është përdorur për kanosje ndaj mjekut kujdestar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas që të dyshuarit në fjalë kanë shprehur pakënaqësi ndaj tretmani që ju është bërë njërit nga ta.

Policia ka njoftuar se pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit Sh. M., 41 vjeçar, M. G., 60 vjeçar, P. G., 29 vjeçar janë liruar për procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet kanosje dhe sulm.