Arrestohen tre persona për vjedhjen e 20 mijë eurove

Tre persona të dyshuar janë arrestuar për vjedhje në vlerë 20 mijë euro.

Sipas Prokurorisë së Pejës, tre të dyshuarit me inicialet H.A., E.H., dhe M.A., duke vepruar si anëtarë të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej 20 mijë euro.

“Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur paratë e vjedhura, në shumë prej 20.000 euro”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sips njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria e Pejës do të paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente. ​