Ilustrim

Arrestohen tre persona për trafikim dhe prostitucion

Hetimet disamujore të Policisë kanë rezultuar me arrestimin e tre personave për veprat penale – trafikim dhe prostitucion.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Gjilan në koordinim me Prokurorinë e Shtetit pas një hetimi intensiv disa mujorë, sot më datë 14.10.2021 ka ndërmarrë veprime konkrete me ç’rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar meshkuj/kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të njëjtit, sipas Policisë, dyshohet se kanë kryer veprat penale – trafikimi me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit si dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe viktima e trafikimit (femër) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.