Ilustrim - Policia në aksion

Arrestohen tre persona për shit-blerje droge dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona  për shit-blerje të narkotikëve dhe arëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në  Prishtinë, mbrëmë rreth orës 18:00.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dy prej tyre janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të narkotikëve, njëri nga ta ka tentuar të ikë”, njofton PK-ka.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.