Foto: Ilustrim

Arrestohen tre persona për prostitucion në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka kryer arrestime në Fushë Kosovës nën dyshimin për mundësim apo detyrim të prostitucionit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 3 dhjetor rreth orës 13:00.

PK-ja thekson se ka arrestuar tre të dyshuar, një burrë  kosovar, dy gra, njëra kosovare dhe tjetra shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në veprën e lartë cekur.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.