Foto: Ilustrim

Arrestohen tre persona për kontrabandë me lëndë drusore nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Lisockë të Kamenicës, njëri nga ta roje pylli, për shkak të dyshimit se kanë kontrabanduar lëndë drusore nga Serbia për në Kosovë.

Sipas Policisë, dyshohet se roja e pyllut ka vulosur lëndët drusore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, njëri roje pylli (pylltar), pasi që dyshohet se kanë kontrabanduar lëndë drusore nga Serbia për në R. Kosovës, ndera pylltari kishte vulosur (damkosur) lëndët drusore. Kamioni së bashku me lëndën drusore është konfiskuar dhe dërguar në Agjensionin e Pyjeve. Me vendim të prokurori, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.