Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen tre persona nën dyshimin se luajtën bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar tre persona të dyshuar në fshatin Novosellë të Muqivërcës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, të dyshuarit janë ndaluar me veturën e tyre nën dyshimin se të njëjtit kanë qenë në një lokal të lojërave të fatit.

Të dyshuarit , me vendim të prokurorit janë dërguar në karantinë.