
Foto: Policia e Kosovës
Arrestohen tre persona në Prizren - Policia kap ekstazi, kokainë e marihuanë
Tre persona janë arrestuar, për shkak se gjatë kontrollit te të njëjtit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: substanca të ndryshme narkotike, 380 euro para të gatshme e gjësende të tjera.
Sipas Policisë, arrestimet kanë ndodhur më 04.02.2025, në Prizren.
Tre të dyshuarit, me vendim të Prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, një i dyshuar tjetër sipas forcave të rendit është në kërkim policor.
“227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, 1 veturë, 2 peshore elektronike, 3 telefona celularë, 1 fishek, 1 kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme.” – janë ato që janë gjetur nga Policia te të dyshuarit.