Arrestohen tre persona në Drenas, dyshohen për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Drenas nën dyshimin se kanë therur me thikë dy persona të tjerë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit policor, njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se kanë sekuestruar edhe një telefon.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.