Ilustrim

Arrestohen tre persona në Deçan pasi sulmuan tre persona të tjerë

Tre persona janë arrestuar nga Policia dje, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar tre persona të tjerë, dy meshkuj dhe një vajzë.

Sipas raportit të Policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një është liruar për shkaqe shëndetësore.