Arrestohen tre inspektorë të Komunës së Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre inspektorë të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbjajtje.

Në njoftimin e Policisë nuk bëhet i ditur identiteti i tre inspektorëve të arrestuar.