Ilustrim

Arrestohen tre gjakovarë, në veturë policia gjeti marihuanë dhe kokainë

Janë arrestuar tre gjakovarë pasi në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 52.85 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë e 5.63 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu te të njëjtit janë gjetur edhe 485 euro para të gatshme, tre telefona mobil, një peshore, si dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Safendin Xërxa.