Peja. Foto:Atdhe Mulla.

Arrestohen të dyshuarit për keqpërdorim seksual të viktimës në Pejë

Dy persona në Pejë janë arrestuar para dy ditëve nga policia nën dyshimin për dhunim.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, arrestimi i të dyshuarve në Pejë është bërë pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.