FOTO: Ilustrim

Arrestohen të dyshuarit për grabitje në Milloshevë të Obiliqit

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në n dyshimin për përfshirje në një grabitje të armatosur.

Policia ka njoftuar se grabitja ka ndodhur më 15 dhjetor, pak para mesnatës, ndërsa të dyshuarit  janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Tek njëri nga të dyshuarit, policia ka njoftuar se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe katër fishekë.

Të dyshuarit për grabitje të armatosur, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.