Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Arrestohen të arratisurit nga qendra korrektuese e Lipjanit

Dy të arratisurit nga Qendra Korrektuese e Lipjanit janë arrestuar vetëm pak kohë pasi ndaj tyre ishin lëshuar letër rreshtime nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Dy të miturit siç mëson KALLXO.com janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës në orët e pasdites.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e ShKK-së, Florent Gashi.

I njëjti tha se pas arrestimit dy të dyshuarit janë dorëzuar në ShKK për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme se rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A. K. dhe Sh. Xh.

Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese. A. K., është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje.

Ende nuk është bërë e ditur se si kanë arritur dy të miturit të arratisen.

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan