Arrestohen shtetasit serb për kontrabandë me pemë e perime në Leposaviq

Dy burra janë arrestuar dje për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra në Leposaviq.

Policia njofton se të dyshuarit janë qenë shtetas të Serbisë.

Në automjetin e tyre, ata kishin ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme, duke hyrë ilegalisht në Kosovë.

Pas intervistimit, ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit.