foto: Ilustrim

Arrestohen shtetasit e Bosnjës dhe Malit të Zi për hyrje ilegale në Kosovë

Një grua shtetase e Bosnjës Hercegovinës, dhe një burrë, shtetas i Malit të Zi janë arrestuar dje nga policia në Kosovë.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit me veturën e tyre, përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të Zubin Potokut, kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.