Arrestohen pesë të mitur për sulm fizik

Pesë persona të moshës së mitur janë arrestuar nga Policia në Fushë Kosovë. Të njëjtit sipas njoftimit të Policisë janë përfshirë në rrahje me njëri tjetrin.

Sipas policisë viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.