Foto: Ilustrim

Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për prostitucion.

Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës, më 26 shkurt ka realizuar një operacion policor.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe arrestuar pesë te dyshuar, dy burra dhe tri gra, nën  dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerja”.

Të dyshuarit e arrestuar janë: B.M. (1988), M.K. (1987), E.A. (1997), Sh.A. (2000) dhe M.S. (1988).

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar 8 telefona mobil, një DVR i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.