Ilustrim

Arrestohen pesë persona të përfshirë në përleshje fizike

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes veti dje në Han të Elezit.

“Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e përleshjes (rrahjes) një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, për çka, i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport të policisë.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë, janë liruar në procedurë të rregullt.