Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Policia në Rajonin e Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, të arrestuarit dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda kryesisht vjedhjeje të akumulatorëve,  dhe të makinerive të rënda.

Sipas policisë, këto raste dyshohet se kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dhe në disa lokacione në Prishtinë.

“Deri tani nga ana e hetuesve janë siguruar prova të mjaftueshme për nëntë raste të vjedhjeve të rënda, ku dyshohet se personat në fjalë janë të përfshirë. Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit,  të pesë personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.