Arrestohen pesë persona, kapen me armë e drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar për posedim të armës dhe substancave narkotike.

Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme gjatë kontrolleve rutinore të policisë.

Në rastin e parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuastruar një armë zjarri dhe 7 fishekë.

Ndërsa në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, në të njëjtën veturë kanë qenë katër persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar dy kavanozë me substancë narkotike dhe një thikë.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje.