Ilustrim

Arrestohen persona nga Topanica e karantinuar

Katër persona janë arrestuar për mosrespektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19 në rajonin e Gjilanit. Njëri prej të arrestuarve është nga fshati Topanicë i Kamenicës, fshat ky i cili është në karantinë, pasi janë diagnostifikuar 11 persona me virus.

Ata ishin hasur gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes, pas ndonjë arsye.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarve u janë bërë kontrollet mjekësore dhe dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.