Ilustrim

Arrestohen pasi i kërkuan borxhin një personi duke e kërcënuar me armë

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit po dyshohet se kishin kërcënuar me armë një person tjetër.

Siç ka njoftuar policia, të dyshuarit kishin shkuar në shtëpinë e viktimës për t’ia kërkuar një borxh prej 300 eurove dhe të njëjtin e kishin kërcënuar me armë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Komunën e Vitisë.

Njëri nga të dyshuarit sipas policisë pasi i kishin marrë paratë nga vetura me të cilën kishin qenë dyshohet se kishte marr një armë zjarri ku kishte kanosur viktimën, bashkëshorten dhe djalin e tij, më pas ishin futur në veturë dhe larguar nga ai lokacion. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.