
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Arrestohen një grua dhe një burrë të dyshuar për prostitucion në Mitrovicë
18.3.2023 - 11:19
Një grua shtetase e Shqipërisë dhe një burrë shtetas i Kosovës janë arrestuar nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Rasti ka ndodhur më 19 janar 2023 në Mitrovicë.
“Të dyshuarit janë dërguar te gjyqtari dhe pasi kanë kryer pagesat e gjobave janë liruar”- thuhet në raportin e Policisë.