Foto: Ilustrim

Arrestohen një burrë e një grua në Dubravë për posedim të kokainës

Një burrë dhe një grua janë arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme në Dubravë të rajonit të Pejës për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, te gruaja gjatë kontrollit të gjësendeve janë gjetur 14 qese me marihuanë dhe dy qese me kokainë, të cilat janë konfirmuar.

Po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar i cili kishte përgatitur fshehjen e substancave.

Pas intervisitmit të personave të dyshuar, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.